U përleshën mes vete në një kafiteri në Han të Elezit, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 09:39
U përleshën mes vete në një kafiteri në Han të Elezit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës në Han të Elezit. mbrëmë rreth orës 20:50 ka pranuar një informacion se në një lokal (kafiteri) në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ‘është një rast lëndim trupor mes dy personave.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete. Dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit , e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të dyshuarit me inicialet S.TH (M/K) i moshës 58 vjeçar dhe D.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

(Kosova Sot Online)