Presidenti Meta fton në Tiranë presidenten Osmani për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 16:29
Presidenti Meta fton në Tiranë presidenten Osmani për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta ka ftuar homologen Vjosa Osmani për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë

Osmani ka shkruar se bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë diskutuar për trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

“Me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot kam marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatavendërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, diskutuam për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)