Lavrov: SHBA bombardoi Jugosllavinë dhe krijoi Kosovën
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov e ka përmendur sërish Kosovën në një deklaratë të fundit të tij.
Ministria e Jashtme ruse e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter, ku citohet Lavrov i cili ka thënë se SHBA bombardoi Jugosllavinë dhe “krijoi” Kosovën.
“SHBA papritmas perceptoi një kërcënim në Jugosllavi që ndodhej 10,000 kilometra përtej oqeanit. SHBA bombarduan vendin, krijuan Kosovën dhe imponuan perceptimin e saj në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Lavrovit duket të jetë si arsyetim i Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë, pasi që zyrtarë të shumtë rusë, duke theksuar edhe presidenti Vladimir Putin, së fundi e kanë përmendur shpesh Kosovën.
(Kosova Sot Online)
