Putin viziton ushtarët e plagosur në Moskë, ja kërkesa që bëri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët e plagosur gjatë konfliktit në Ukrainë.
Përmes kësaj vizite, Putin synoi t’ua bëjë me dije ushtarëve rusë që i vlerëson për sakrificat teksa po hyjnë në muajin e katër të luftës në Ukrainë, raporton New York Times.
Ai u fotografua duke shtrënguar duart me mjekët dhe pacientët në Spitalin Klinik Ushtarak Mandryk në Moskë.
Putin kërkoi nga qeveria ruse që ushtarëve të tij të mos u mungojë asgjë.
(Kosova Sot Online)
