Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 09:19
Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Një person i dyshuar është arrestuar në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Policia, ka njoftuar se personi i arrestuar është i moshës 39 vjeç dhe se në veturën e tij gjatë ndalimit i janë gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar.

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë rreth orës 18:45, në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMË me targa shqiptare.

Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’.

(Kosova Sot Online)