Policia sekuestrohen dy armë, një në Skenderaj e një në Vushtrri

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 09:21
Policia sekuestrohen dy armë, një në Skenderaj e një në Vushtrri

Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i një arme pushkë automatike është realizuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi i dyshuari kohë më parë në rrjete sociale kishe ekspozuar armën, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërs sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me 12 fishek, është realizuar në Vushtrri, në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

(Kosova Sot Online)