Aksioni ‘Brezovica”, arrestohen ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre të tjerë

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 11:57
Aksioni ‘Brezovica”, arrestohen ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre të tjerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

(Kosova Sot Online)