E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në aksidentin e rëndë në Zvicër

  • G.G /
  • 27 May 2022 - 10:52
E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në aksidentin e rëndë në Zvicër

Gjelbërim Jasiqi nga Juniku ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Oberbuchsiten SO të Zvicrës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi shoferi tashmë i vdekur, ka kaluar korsinë duke përfunduar në një parking.

Automjeti është përplasur me disa vetura të parkuara, ndërkohë që në vendin e ngjarjes humbi jetën një 33 vjeçar nga Komuna e Junikut.

Në këtë aksident ka mbetu i lënduar edhe pasagjeri tjetër, 24 vjeçar. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

(Kosova Sot Online)