E pazakontë, foshnja 6 muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 12:08
E pazakontë, foshnja 6 muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës

Një foshnjë gjashtë muajshe, e shtruar në spitalin e Padovës që në fillim të majit për hemorragji cerebrale, rezultoi pozitive për kokainë.

Prindërit u morën në pyetje për rastin, pasi ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është edhe keqtrajtimi i vogëlushes.

Ajo që mbetet për tu sqaruar është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës “baby shake”, dridhjet e dhunshëm dhe të vazhdueshme për ta bërë ata të pushojë së qari.

Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht një dosje hetimi.Kokaina, sipas ekzaminimeve, nuk ishte gëlltitur nga foshnja, por ishte përthithur nga afërsia.

Gjendja e fëmijës është përmirësuar ditët e fundit.

(Kosova Sot Online)