E trishtë: Konsumoi raki aksidentalisht, humb jetën 2 vjeçari shqiptar

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 13:04
E trishtë: Konsumoi raki aksidentalisht, humb jetën 2 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll. Një 2 vjeçar nga fshati Sul është dërguar në spitalin e Devollit pa shenja jete.

Siç raporton policia, dyshohet se i mituri ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë“, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)