As për 35 vjet qytetarët me rrogë mesatare nuk mund të blejnë një banesë në Prishtinë

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 14:45
As për 35 vjet qytetarët me rrogë mesatare nuk mund të blejnë një banesë në Prishtinë

Çmimi i patundshmërive në tregun e Kosovës është i lartë sidomos viteve të fundit. Kryeqyteti është vendi më i shtrejnjtë në vend për jetesë. Edhe blerja e një banese në Prishtinë me një rrogë mestare nuk është e mundshme as për 35 vjet

Paga mestare në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është 380 euro në sektorin privat, ndërsa ajo e sektorit publik është më lartë, përkatësisht 552 euro.

Në bazë të një përllogaritjeje, një banesë me sipërfaqe prej 80 metra katrorë duke nxjerrur çmimin mesatar të metrit katror del se duhen 40 vjet për të qenë pronar i një banese në Prishtinë në bazë të të ardhurave mestare në Kosovë.

“Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 Euro. Pra, kishte një rënie prej 31 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 Euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 Euro. Pra, një rënie prej 30 Eurosh”,  thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

“Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2019 ishte 407 Euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 Euro, duke u rritur për 217 Euro, ose 53.3%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 552 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 186 Eurosh, ose 50.8%”, thuhet në faqen zyrtare të ASK.

Rroga mestarë është rreth 500 euro ndërsa, çmimi i mestarë metrit katro në Prishtinë është rreth 1500 euro,

Në bazë të një përllogaritjeje, për të blerë një banesë me dy dhoma gjumi për një familje në Prishtinë me sipërfaqe pre 80 metra katror (80 X 1 mijë e 500 = me 120 mijë euro ndërsa) me një rrogë mesatare prej 500 euro, duke ndarë gjysmën e saj, përkatësist 250 euro(250 X 12 muaj = 3000 euro) apo dy (2) metra katror në vit.

Sipas këtij kalkulimi del se, për blerjen e një banese me sipërfaqe prej 80 metra katërorë, duht 40 vite kohëzgjatje.

Çmimet e patundshmërisë në Prishtinë

Portali D ka zhvilluar intervista me kompanitë e patundshmërive në kryeqytet për të kuptuar se si variojnë çmimet e banesave.

Çmimi për metër katrorë varion kryesisht nga 2 mijë e 500 euro në qendër të qytetit, ndërsa çmimi më i lirë varion deri në 1 mijë e 100 euro në periferi të qytetit.

Mesatarja për një metër katërorë në Prishtinë, në tregun e patundshmërive sillet rreth 1 mijë e 500 euro.

Milot Mehmeti përfaqësues i Pro Real Estate për Portali D ka thënë se nga të dhënat që i kanë si agjencion, çmimet e patundshmërisë janë rritur në dy vitet e fundit, ku sipas tij, kanë shënuar ngritje vjetore për 7.4 për qind ndërsa, në tri vitet e fundit çmimet kanë lëvizur përmbi 20 për qind.

Mehmeti ka thënë se, rritja më e madhe e çmimeve të banesave është shënuar në zënën qendër të Prishtinës.

“Kërkesa më të larta për të blerë janë në qendër të qytetit ku një banës në shesh të Prishtinës metri katror ka kushtuar 1 mijë e 400 euro, tani është nga 2 mijë e 200 euro për metër katror”.

Sipas Mehmetit, kërkesa më e madhe mbetet tek qendra dhe kjo është një arsyeje pse janë rritur shumë çmimet.

Dallimet e çmimeve në Prishtinë për banesat, ato në qendër janë dyfish më shtrenjtë se ato në periferi ka thënë ai.

“Ka shumë dallim lokacioni, hapësira gjelbëruese këtu ku jemi afër në Pejton në Prime Grup, ku para ndërtimit kanë qene rreth një mijë euro, tani është një 1 mijë e 500 euro për metër katror”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka folur edhe për krahasimin e çmimeve në mes të ndërtimi të ri edhe ndërtimeve më të vjetra në lagjet me plan urbanistik siç janë lagjet Dardania, Ulpiana e Bregu i Diellit, në krahasim me ndërtimet e reja në lagjen Pejton.

“Ende çmimet e banesave të vjetra janë më të larat se të banesave të reja, edhe kjo është për shkak të organizmit të parkingjeve, parqeve, ku çmimi për një banesë fillon nga 2 mijë euro, ndërsa tek të rejat në Pejton fillon nga 1 mijë e 400 euro, përveç në Prishtina City Center, ku çmimi është i ngjashëm, ku fillon nga 2 mijë euro”, ka thënë Mehmeti.

Kur vije në pyetje krahasimi në mes lagjeve të Prishtinës sipas tij kjo dallon shumë.

“Çmimet në periferi nuk kanë pasur lëvizje të mëdha sidomos rruga si Muharrem Fejza, e cila është e stërë-ngarkuar nga vetura edhe mungesa e parkingjeve, aty çmimet fillojnë nga 1 mijë deri 1 mijë e 100 euro, ndërsa rruga B ka kërkesë më të madhe, sepse ka çasje edhe pamje më të mirë”.

Ndërsa ‘Prishtina e re’ sipas tij, mbanë çmimin më të ulët. Banesat atje fillojnë nga 800 deri 900 euro sa janë në proces të ndërtimit ndërsa, ato që janë ndërtuar fillojnë nga 1 mijë deri 1 mijë e 100.

Ndërsa arsyja e rritjes së çmimeve në patundeshmeri në Prishtinë sipas ekspertit të patundshmërive, Milot Mehmeti është ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

“Çmimet në përgjithësi janë rritur në patundshmëri, dhe arsye për këtë fenomen është se janë rritur çmimet e materialeve ndërtimore, dhe kjo ka rritur koston e ndërtimit të objekteve. Pra kjo është arsyeje pse janë rritur çmimet e patundshmërive”.

Sa vitet duhet që një banesë e lëshuar me qira të rikthej vlerën e investimit?

Sipas Agjencive të Patundshmërive në Prishtinë, çmimi i qirave në kryeqytetin e Kosovës, mbetet i lartë.

Sipas përfaqësuesve të agjencive çmimi i çirave dallon shumë mes zonës qendër dhe periferive të qytetit.

Përfaqësuesi i Agjencionit ACCSESS Real Estate, Burimi Halili ka thënë se qiratë dallojnë nga lagja në lagje.

“Ndërsa në objektet e reja në Pejton për një banesë më dy dhoma gjumi, nën 500 euro për muaj nuk mund ta gjeshë”, ka thënë Halili.

Tutje ai ka thënë se çmimi varion pasi që banesa prej banese ka dallim mirëpo, tek banesat me kushte të dobëta, të cilat i kanë dy dhoma gjumi një sallon, kuzhinë, çmimi sillet 300 euro për muaj në qendër të Prishtinës. Ndërsa, ato me kushte më mesatare nga 350 – 400 euro në muaj, por për ato ekskluzivë që ka edhe garazh, shkojnë deri na 500 euro në qendër të Prishtënës”, ka thënë ai.

Ndërsa, lagjet si ”Dardania” e Ulpianë ka thënë se “banesat me kushtet mestarë me dy dhoma gjumi nga 300 deri 350 euro”.

Kurse lagjet të cilat janë në periferi siç janë Muharrëm Fejza, Emshiri, kanë një çmim nga 250 deri 300 euro për muaj.

Sa i përket kthimit të investimit në bazë të qiradhënies duke krahasuar çminimin e blerjes, Mehmeti ka thënë se minimum për 25 vite kthehet investimi.

“Për banesa kthimi investimit është nga 25 vjet deri 28 vjet”, ka thënë Milot Mehmeti.

Ndërsa Burim Halili duket më optimist, ku sipas tij ivestimi i bërë arrihet për ” rreth 23 vjet”.

Sipas kalkulimt nga të dhënat e mara rreth qirave në kryeqytet, qiraja mesatare është rreth 350 euro për muaj, e për tu arritur çmimi i blerjes së një banese me sipërfaqe prej 80 metra katrorë ishte rreth 120 mijë euro, del se investimi i bërë, përmes qeras mund të kthehet për rreth 28 vite e gjysmë (350 euro në muaj X 12 muaj = 4 mijë e 200 euro në vjet, rrjedhimisht. 4 mijë e 200 euro x 28.6 =120 mijë e 120 euro).

Për punëtorët e ndërtimtarisë, çmim i ‘pa arritshëm’

Por, punëtorët e ndërtimtarisë të cilët punojnë në ndërtimin e ndërtesave në qendër të Prishtinës, ato mbesin diçka të pa arritshme që të bëhen banorë e pronarë te ndonjë banese, pasi që rrogat e tyre janë të ulëta ndërsa kosto e blerjes është shumë e lartë.

Punëtori i ndërtimtarisë Armend Gashi i cili është 25 vjeçar nga Komuna e Podujevës ka thënë për Portali D, se me të ardhurat e tij mestare është shumë problem për të blerë një banesë në Prishtinë.

“Unë si punëtor i ndërtimtarisë as për 50 vjet nuk mundem me ble, për të mos thënë hiç ose vetëm kush të gënjen”.

Gashi ka thënë se as në periferi të kryeqytetit “nën 40 vjet nuk besoj se mund të blejë një banesë me rrogën time”.

Ai ka thën se me pagën dhe me kushtet e punës në Kosovë është vështir të bëhet pronar i një banese, andaj ai konsideron se alternativ e vetme për tu bërë pronar i ndonjë banese është emigrimi.

“Vllahu vetëm jashtë vendi se këtu nuk mundesh me bo asgjë me rrogat tona”, ka thën Gashi për Portali D.

Ndërsa Fisnik Kurtishi, I riu nga Komuna Suharekës i cili është punëtor ndërtimtarie, derisa ishte duke punuar në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka thënë se i duhen së paku 35 vite për tu bërë pronar i një banese mesatare në Prishtinë.

“Me rrogën që e kam rreth 400 euro, për me ble banës në Prishtinë me duhen rreth 35 vjet“, ka thënë Kurtishi.

Ai konsideron se ndërtimi i jetës familjare në Kosovë me kushtet me të cilat paguhet është shumë e vështirë, shtoja kësaj edhe investimin që i duhet ta bëjë, andaj edhe ai ka thënë se e mendon migrimin jashtë vendit, qoftë edhe për punën e njëjtë që e bënë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)