Një tjetër akuzë nga Putin për Ukrainën

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 18:53
Një tjetër akuzë nga Putin për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për “sabotim” të bisedimeve të paqes me Rusinë.

Komentet, sipas Kremlinit, u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Sipas Moskës, Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar se shkaku i vërtetë janë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Kancelaria e Austrisë tha se qëllimi i telefonatës, e përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Zyra e kancelarit gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.

(Kosova Sot Online)