Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 20:16
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore

Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspert me renome botërore “për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”.  Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, ishte ndër shtatë shtyllat e prezantuara të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës. Rifat Latifi u emërua ministër i Shëndetësisë nëntorin e vitit 2021.

Sipas njoftimit nga MSH, ministri kosovar u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me australianin Ruben Peralta.

Ai tha se me dr. Perlata, është biseduar ecurinë e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës.

Ndërkaq, dr. Dr Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privilegjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

(Kosova Sot Online)