Moti për vikend dhe ditët në vazhdim

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 08:25
Moti për vikend dhe ditët në vazhdim

Fundjava me rënie të temperaturave dhe shtrëngata me shi.  Javën e ardhshme sërish nxehtë, me mot më stabil dhe kthjellime. Sipas Prishtina Weather përkeqësim i motit po pritet përgjatë fundjavës, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që lokalisht mund të sjellin reshje më intensive shiu dhe breshër.  Ditën e diel do të mbajë mot edhe më i freskët.

Kushte për reshje shiu mbeten edhe ditën e hënë, e nga dita e martë gradualisht pritet stabilizim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.

Përgjatë fundjavës, cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

28.05 – Kryesisht me vranësira.  Që nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.  Lokalisht priten edhe reshje breshëri.  Në mbrëmje vonë reshje lokale shiu.

29.05 – Më freskët dhe kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu.  Ditën do ketë zhvillime edhe të shtrëngatave me shi, vende-vende më intensive.

30.05 – Paradite me vranësira, e ditën intervale me diell, e priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

31.05 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.  Përreth viseve malore, orëve të pasdites rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

1.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet të dielën zbresin edhe deri në 20C, e më pas gradulisht rriten deri në 31C ditën e mërkurë..

Era të shtunën ndryshon drejtimin në verilindje orëve të mbrëmjes, që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s. Nga dita e hënë frynë nga jugperëndimi 3-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënie.

(Kosova Sot Online )