Hungarezët e shesin më shtrenjtë naftën për të huajt

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 08:39
Hungarezët e shesin më shtrenjtë naftën për të huajt

Që nga e premtja, shoferët e huaj në Hungari duhet të paguajnë një çmim më të lartë për karburantin e makinave sesa shtetasit hungarezë. Dekreti u botua dje në mbrëmje në Gazetën Zyrtare hungareze.

Sipas dekretit, makinat me targa të huaja nuk mund të furnizohen më me karburant me çmimin zyrtar prej 480 fiorinta (1,32 dollarë) për super benzinën dhe naftën.

Në vend të kësaj, shoferët e huaj duhet të paguajnë çmimin e tregut.

Sipas raportimeve të medias, ky çmim është mesatarisht 40% më i lartë se çmimi zyrtar.

Qeveria e kryeministrit nacionalist të ekstremit të djathtë Viktor Orban dekretoi çmimin zyrtar të benzinës nëntorin e kaluar.

Deri më tani, shoferët e huaj të furnizoheshin me karburant në Hungari me çmimin zyrtar.

Megjithatë, përfaqësuesit e qeverisë njoftuan dje pasdite se çmimi i ri i tregut do të zbatohet për të huajt nga e premtja e në vazhdim.

Sipas raportimeve, pranë kufijve me fqinjët e BE-së, Austrinë dhe Sllovakinë, ka pasur radhë të gjata në pikat e karburanteve sepse shumë të huaj dëshironin të furnizoheshin me çmimin zyrtar më të lirë.

(Kosova Sot Online )