Lipjan: Theret me thikë i mituri, është në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 09:57
Lipjan: Theret me thikë i mituri, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i mitur është therur dje me thikë në Lipjan nga një tjetër person i mitur.

Si pasojë e therjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)