Kryetari i Vitisë me telegram ngushëllimi per qytetarin që humbi jetën në aksident tragjik

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 10:35
Kryetari i Vitisë me telegram ngushëllimi per qytetarin që humbi jetën në aksident tragjik

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së qytetarit që humbi jetën aksidentalisht me motoçikletë.

“Telegram ngushëllimi. Me pikëllim të thellë, sot morëm lajmin për aksidentin tragjik ku si pasojë kemi humbur një qytetarë tonin, të riun Qendrim Lutfiu. E nderuar familja Lutfiu, të nderuar miq e qytetarë të fshatit Goshicë e Viti, në emër të institucioneve komunale, dhe në emër timin personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju! Sinqerisht  Kryetari i Komunës së Vitisë SOKOL HALITI”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Siç ka njoftuar Policia, aksidenti në rrugën Kllokot-Viti ka përfunduar me fatalitet dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)