Prishtina do të ketë së shpejti orar të qarkullimit të mjeteve me pesha të rënda

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 12:05
Prishtina do të ketë së shpejti orar të qarkullimit të mjeteve me pesha të rënda

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është treguar mjaft aktiv në mëngjesin e së shtunës.

Ai fillon vikendin duke e vizituar rrugën “Muharrem Fejza” e cila po pastrohej me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Rama bëri të ditur se sot do të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave dhe mbjellja e luleve, që padyshim do zbukurojnë këtë zonë.

Përveç kësaj, kryetari Rama jepi një lajm të mirë për prishtinasit.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të publikohet orari i qarkullimit të mjeteve me pesha të rënda në kryeqytet.

E kjo, do ta ndihmonte shumë komunikacionin e dendur në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)