‘Qysh po t’ecin punët anej”, miku i 30 vjeçarit të vrarë publikon bisedën e tij të fundit me të

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 15:46
‘Qysh po t’ecin punët anej”, miku i 30 vjeçarit të vrarë publikon bisedën e tij të fundit me të

30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të shtunës në Ferizaj.

Dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Pas vdekjes së 30-vjeçarit të shumta kanë qenë reagimet nga shokët dhe familjarët e të ndjerit.

Njëri nga miqtë e “Strellës” në Instagram ka publikuar bisedën e fundit që ka pasur me këtë të fudnit.

“Do t’më mungosh vëlla”, shkruan ai.

Prokuroria sot ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Prokuroria.

(Kosova Sot Online)