Hoti: Presidenti Nishani ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 15:54
Hoti: Presidenti Nishani ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare.

Me të gjitha këto veti të një burrështetasi, Presidenti Nishani ka ndërruar jetë për të lënë prapa veprat e tij të përjetshme.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ish-Presidentin, Bujar Nishani!

(Kosova Sot Online)