Varroset babai i Hysni Gucatit, në varrim edhe Ministri Mehaj

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 16:41
Varroset babai i Hysni Gucatit, në varrim edhe Ministri Mehaj

Është varrosur sot Avdullah Gucati, babai i kreut të OVL e UÇK’së, Hysni Gucatit. Nuk dihet ende nëse Gucatit i është lejuar ardhja në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia.

“Lajmi për vdekjen e bacës Avdullah Gucati ( babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne.  Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmëve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush.  Kujtimet për bacën Avdullah, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!”, ka shkruar Mehaj.

(Kosova Sot Online)