Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për liberalizim vizash për Kosovën, zyrtarja e BE-së kërkon të bëhen 10 mijë

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 10:02
Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për liberalizim vizash për Kosovën, zyrtarja e BE-së kërkon të bëhen 10 mijë

Po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve në peticionin online nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Dje ajo njoftoi se janë mbledhur 5 mijë nënshkrime dhe kërkoi që të bëhen 7 mijë e 500.

E kërkesa e saj është realizuar, derisa tani ajo ka njoftuar në Twitter se janë bërë 7.500 nënshkrime, por që ka kërkuar që të bëhen 10 mijë.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së.

(Kosova Sot Online)