Rusët avancojnë në qytetin verilindor të Ukrainës, kreu i ushtrisë: Po përpiqen ta rrethojnë

  • G.G /
  • 30 May 2022 - 12:03
Rusët avancojnë në qytetin verilindor të Ukrainës, kreu i ushtrisë: Po përpiqen ta rrethojnë

Forcat ruse po “përparojnë në mes të qytetit” të Severodonetsk në verilindje të Ukrainës, tha sot kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday.

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmet e së dielës, ndërsa 50 shtëpi u shkatërruan, deklaroi Hayday.

Rusët kanë “konsoliduar kontrollin e tyre në periferi të qytetit” dhe “po përpiqen të rrethojnë Severodonetsk dhe Lysychansk”, shtoi Hayday.

Luftimet janë të ashpra, ndërsa internet është shkëputur në qytet. Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin e Ukrainës, shtoi Hayday. Rruga për në Bakhmut në jugperëndim të Lysychansk “nuk është e bllokuar, por është “shumë e rrezikshme ta përdorësh”, tha ai.

(Kosova Sot Online)