AAK me nismë legjislative për të ndryshuar diçka në skemën pensionale, Tahiri tregon se çfarë po propozojnë

  • G.G /
  • 30 May 2022 - 12:34
AAK me nismë legjislative për të ndryshuar diçka në skemën pensionale, Tahiri tregon se çfarë po propozojnë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshiron ta shtyjë një nismë legjislative lidhur me pensionet konstributdhënëse.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se do të inicojnë ndryshimin në ligjin për skemat pensionale, në mënyrë që “pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999”.

“Ne e kemi bërë një nismë legjislative. Lidhet me projektligjin për ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale, të financuar nga shteti. Pra, do të inicojmë ndryshimin që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999”, tha Tahiri.

“Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar”, deklaroi ai.

Tahiri tha se besojnë se kjo iniciativë do të mbështetet edhe nga grupet tjera parlamentare.

(Kosova Sot Online)