Një muaj paraburgim për personin që vrau babanë dhe vëllain

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 15:55
Një muaj paraburgim për personin që vrau babanë dhe vëllain

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit me iniciale M.B, i cili dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllain e tij në veri të Mitrovicës.

I pandehuri M.B., dyshohet që me 27 maj 2022, rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babanë e tij M.B., dhe vëllain binjak U.B.

Ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

(Kosova Sot Online)