Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 08:06
Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim.

Datat:

31.05 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.  Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

1.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

2.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

3.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C.  Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.

(Kosova Sot Online)