Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, plagoset një person

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 08:17
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë patur sonte në Vushtrri.

Si pasojë e të shtënave me armë është plagosur një person.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi deklaroi se i plagosuri tashmë është duke u trajtuar në spital.

“Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore, të cilët janë duke u marrë me hetimin e rastit.

(Kosova Sot Online)