Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një 10-vjeçar përplaset nga makina

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 10:14
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një 10-vjeçar përplaset nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar.

I mituri ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të fshatit Fang, në momentin kur është përplasur nga makina.

10-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është bërë i mundur dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)