Presidentja Osmani vazhdon turin nëpër komuna, niset për në Pejë

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 09:36
Presidentja Osmani vazhdon turin nëpër komuna, niset për në Pejë

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon turin e vizitave nëpër komunat e vendit. Sot, Osmani ka njoftuar se është rrugës për në Komunën e Pejës.

Përmes një video në Facebook, Osmani ka thënë në Pejë do të ketë një agjendë shumë të ngjeshur.

Takimi i saj i parë do të jetë me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxherin.

“Jemi rrugës për në Pejë. Kemi filluar një cikël të vizitave nëpër komuna, ku flasim jo vetëm me kryetarët, por edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, në vecanti ato që përfshijnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, duke filluar me takimin me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin…”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)