PDK përcaktohet për Kryetarin e Degës në Rahovec, pritet të jetë ish-ambasadori?

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 14:09
PDK përcaktohet për Kryetarin e Degës në Rahovec, pritet të jetë ish-ambasadori?

Mediat lokale në Rahovec kanë filluar të raportojnë për emrin që pritet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Sipas këtyre raportimeve, në krye të PDK’së në Rahovec pritet të vie Edon Cana.

Cana ka qenë më herët ambasador i Kosovës në Bullgari. Ai ishte shkarkuar bashkë me gjashtë diplomatë të tjerë nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që tani mban pozitën e kryeparalamentarit.

Ai ka qenë edhe ish-shef i Misionit në Strasburg të Francës.

(Kosova Sot Online)