Hetimet për rrymën, Beqa: Do të përfshihet krejt dokumentacioni në periudhën 2006-2022
Komisioni Hetimor Parlamentar do të hetojë gjithë dokumentacionin që lidhet me energjinë, për sa i përket periudhës 2006-2022.
Kështu ka thënë të mërkurën kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa, gjatë mbledhjes së kishin anëtarët e komisionit në fjalë.
Beqa, ka shtuar se gjithçka përfshirë vendimet dhe kontratat do të jenë në dispozicion për hetim të pavarur parlamentar Ky komision ishte inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Dimrin e fundit, Kosova është përballur me krizë të energjisë elektrike që e ka reflektuar edhe një vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës për konsumuesit e mbi 800 kWh në muaj.
(Kosova Sot Online)
