Beqa i PDK-së: Kurti i mirë në teori, në praktikë shumë i dobët
Hajdar Beqa i PDK-së ka komentuar edhe punën që po e bën Albin Kurti si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Beqa thotë se Kurti është i mirë në teori por një dijeni të tillë teorike nuk po e shfaq edhe në praktikë.
“Puna e tij po tregon që Kurti fatkeqësisht… është teorik i mirë, në praktik s’kam parë kryeministër më të dobët. Nëse ky ka ardhë me kauzën e një zhvillimi të madh, unë mendoj se kapitulli Kurti do të përfundojë si zhgënjim i madh”, ka thënë Beqa duke listuar premtimet e Kurtit për dialogun.
Beqaj tutje ka thënë se Kurti duhet të kërkojë falje për mosmbajtjen e premtimeve të tij.
(Kosova Sot Online)
