Pas akuzave të PDK ndaj Gërvallës e Damkës reagon Caritas Kosova: Dikush ka përdorur emrin tonë

  • S.A /
  • 02 June 2022 - 13:35
Pas akuzave të PDK ndaj Gërvallës e Damkës reagon Caritas Kosova: Dikush ka përdorur emrin tonë

Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”, kanë keqpërdorur 1.1 milion euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.

Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë.

Nga kjo organizatë kanë thënë se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër, dhe theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.

https://www.facebook.com/Caritas.Kosova/?ref=nf&hc_ref=ARS_BaJglktn_xcfd2IIzHJMX9bvuIwdybVcq_WNHc_KXFH0j3xrHq7cUn7glIDWYvs

(Kosova Sot Online )