Fotoja e nipit të Adem Grabovcit që u gjet i vdekur në parking

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 14:24
Fotoja e nipit të Adem Grabovcit që u gjet i vdekur në parking

Nazmi Grabovci 50-vjeç është personi që u gjet i vdekur në një veturë në parkingun nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës. I ndjeri është djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci dhe ky i fundit ka foto të publikuar me viktimën.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto e Adem Grabovcit me nipin e tij Nazmin, e realizuar diku në Alpet Shqiptare.

Image
Image

Në foto viktima Nazmi Grabovci

Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve rreth vdekjes së tij, ndonëse sipas PK-së bëhet fjalë për vetëvrasje.

Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci

(Kosova Sot Online)