Biznesmeni kosovar thotë se Qeveria Kurti duhet të heq akcizën për derivate: Ndihmon qytetarët dhe bizneset!

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 14:56
Biznesmeni kosovar thotë se Qeveria Kurti duhet të heq akcizën për derivate: Ndihmon qytetarët dhe bizneset!

Biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar, Gani Dreshaj ka thënë se Qeveria duhet të shqyrtojë mundësinë e heqjes së akcizës për derivatet në Kosovë.

Dreshaj ka thënë se Gjermania është shtet shumë më i fuqishëm ekonomik por që po gjen alternativa për të ndihmuar qytetarin.

“Nga dje Gjermania ka ofruar një biletë kombëtare të transportit publik prej 9 eurosh për verën. Dhe në të njëjtën kohë është hequr akciza për derivatet duke bërë që çmimi i naftës dhe benzinës të bie ndjeshëm. Kosova nuk ka mjete tjera transportuese, përveç atyre që përdorin naftë dhe benzinë, andaj duhet zgjidhje karshi situatës. Heqja e akcizës për derivate do të ndihmonte qytetarët dhe bizneset në Kosovë. Ngrirja apo lëvizja e akcizës është një nga zgjidhjet më adekuate të momentit. Qytetari kosovar ka barrë të rëndë mbi supe me ngritjen e çmimit të rrymës, të ushqimeve, të shërbimeve dhe sidomos tani të derivateve” ka thënë Dreshaj.

(Kosova Sot Online)