5 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 15:40
5 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.

Në total numri i rasteve aktive është 59.

(Kosova Sot Online)