Rrufeja godet minaren e xhamisë në Çifllak të Rahovecit

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 20:25
Rrufeja godet minaren e xhamisë në Çifllak të Rahovecit

Momenti kur një rrufe ka goditur minaren e një xhamie në Çifllak të Rahovecit është kapur nga një qytetar, Liridon Mazreku.

Sipas Mazrekut, i cili ka lënë një koment në faqen Meteo Kosova, thotë se rrufeja ka godit minaren e Xhamisë në Çifllak.

Ka disa ditë që moti në Kosovë po ndryshon brenda orëve, paradite po mbretëron mot me diell, ndërsa pasdite me shi.

(Kosova Sot Online)