Kryetari i Shtimes vendos që t’u ndahen nga 100 euro nënave lehona, VV e quan vendim progresiv

  • 02 June 2022 - 20:30
Kryetari i Shtimes vendos që t’u ndahen nga 100 euro nënave lehona, VV e quan vendim progresiv

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë një vendimi të Komunës së Shtimes, e udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu, që nënave lehona t’u ndahen nga 100 euro.

Sipas njoftimit, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për fëmijët e lindur që nga fillimi i vitit 2022.

“Me propozim të Kryetarit Qemajl Aliu, Shtimja bëhet komuna që ndanë 100 euro për nënat lehona. Pagesa do të bëhet në mënyrë retrokative për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022”, thuhet në njoftim.

VV shkruan se politikat progresiste të nivelit qendror po i ndjek edhe qeverisja komunale e kryetarit Aliu në Shtime.

(Kosova Sot Online)