Një muaj paraburgim për zyrtarin policor të dyshuar për krime lufte

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 15:34
Një muaj paraburgim për zyrtarin policor të dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka caktuar masën e paraburgimin prej 30 ditëve ndaj zyrtarit policor Caslav Joliq i dyshuar për krime lufte.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Sot të dyshuarit Joliq iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, tha Gashi.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në Istog, i cili është i dyshuar për krime lufte  të kryera ndaj popullatës civile të Kosovës në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia e Kosovës njofton se pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime. Rasti është iniciuar si “Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë

(Kosova Sot Online)