Ja si u arrestuan tre persona në një motel në Kosovë

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 14:30
Ja si u arrestuan tre persona në një motel në Kosovë

Prostitucioni është një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Raste të marrjes me prostitucion nga gra dhe burra të moshave të ndryshme raportohen në vazhdimësi.

Për një rast të tillë, Policia në Mitrovicë ka arrestuar së fundmi tre persona të dyshuar

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të arrestuarit janë një 41-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të cilët dyshohen se kanë kryer këtë vepër në një motel në Mitrovicë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë muajit mars, por që Policia ka marrë informacionin disa javë më pas.


Të dyshuarit që u arrestuan janë dërguar në Gjykatë, për procedurat e mëtejme dhe janë dënuar me gjobë të cilën do ta paguajnë.

Ndryshe, mjaft shqetësues është edhe fakti që shumë prej personave të dyshuar që merren me prostitucion janë të rinj në moshë.

(Kosova Sot Online)