Arrestohet për vjedhje të rëndë 47 vjeçari në Ferizaj

  • 03 June 2022 - 20:21
Arrestohet për vjedhje të rëndë 47 vjeçari në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar në fshatin Dubravë një 47 vjeçar.

Personi me inicialet A.D. ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej një  viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)