Enver Hoxhaj takon Miroslav Lajçakun, flasin për dialogun

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:37
Enver Hoxhaj takon Miroslav Lajçakun, flasin për dialogun

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes shkrimit në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkn të krijuar pas luftës në Ukrainë. 

“Takova mikun tim Miroslav Lajcak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë. “, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

(Kosova Sot Online)