Gjendet i vdekur një burrë në Burojë të Skënderajt, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:46
Gjendet i vdekur një burrë në Burojë të Skënderajt, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Burojë të Komunës së Skënderajt.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Policia ka bërë me dije se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku, derisa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)