Sveçla e Mehaj në Jarinjë e Bërnjak: Jemi të përkushtuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit

  • E. /
  • 04 June 2022 - 17:11
Sveçla e Mehaj në Jarinjë e Bërnjak: Jemi të përkushtuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar nga policia e Kosovës po prodhojnë rezultate të dukshme.

“Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak.  Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.  Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve. Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=413936900742592&id=100063788556625

(Kosova Sot Online)