Shkon në 30 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një depo
Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një depo në qytetin Chittagong në Bangladesh.
Po ashtu raportohet se qindra persona janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.
Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60 përqind deri në 90 përqind të trupave të tyre, tha një mjek në spitalin që trajton të plagosurit për AFP.
(Kosova Sot Online)
