Një djalosh ukrainas e pyet Papën: A mund të vini në Ukrainë t’i shpëtoni të gjithë fëmijët?
Papa Françesku tha se së shpejti do të takohet me zyrtarët ukrainas për ta shqyrtuar një vizitë atje. Papa zbuloi planet e tij në një bisedë me fëmijët në një nga oborret e Vatikanit.
Një djalosh ukrainas e pyeti: “A mund të vish në Ukrainë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët që vuajnë atje?”.
Papa 85-vjeçar tha se shpesh mendon për fëmijët në Ukrainë dhe dëshiron ta vizitojë vendin, por duhet ta zgjedhë momentin e duhur.
“Nuk është e lehtë të marrësh një vendim që mund t’i bëjë më shumë dëm sesa të mirë pjesës tjetër të botës. Më duhet të gjej momentin e duhur për ta bërë këtë”, tha ai, sipas një transkripti nga Vatikani.
(Kosova Sot Online)
