
Lexoni edhe:
Yll Limani: S ‘pse di çka me ke bo, po m’lëndon po zemra po të lyp ty apet
Ka filluar protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, të cilët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
Yll Limani: S ‘pse di çka me ke bo, po m’lëndon po zemra po të lyp ty apetLexoni edhe:
“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.
(Kosova Sot Online)