Forcat të shtuara të Policisë, veteranët futen në oborrin e Kuvendit

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 10:59
Forcat të shtuara të Policisë, veteranët futen në oborrin e Kuvendit

Veteranët e luftës që po protestonin para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë në oborrin e tij.

Sipas raportimeve të mediave, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër siç kanë thënë, diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria

(Kosova Sot Online)