Lajmi i fundit: Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 11:16
Lajmi i fundit: Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)