Deputeti i PDK’së – veteranëve: Mos dëmtoni asgjë, as pemët, as barin

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 11:26
Deputeti i PDK’së – veteranëve: Mos dëmtoni asgjë, as pemët, as barin

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë te dera e Kuvendit për t’iu drejtuar veteranëve që janë mbledhur në tentim për t’u futur brenda.

Berisha kërkoi që veteranët të mos i dëmtojnë institucionet dhe të mos i prekin policët.

“Ne nuk jemi pak. Ne jemi shumë sepse ne jemi ata që e kemi bërë luftën, e kemi sjellë lirinë dhe e kemi bë këtë shtet”, tha fillimisht ai.

Ish-komandanti i UÇK-së iu tha veteranëve “mos gaboni me dëmtu kurrgjë”, teksa theksoi se s’do të lejojnë të kalojë ky projektligj.

“Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një duhet ta dini, se këto institucione, këto institucione, ai bar që po e shkelni, këto pemë, këta policë janë tonat. I kemi bë ne. Janë si rezultat i gjakut tonë. Janë si rezultat i gjakut të dëshmorëve. Prandaj ne duhet t’i mbrojmë, jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu kurrgjë, asnjë pemë që është në këtë oborr, e ruana Zot me e prekë institucion”, tha Berisha.

Kush e prekë policin, Berisha tha se “prek në gjakun e dëshmorëve”.

(Kosova Sot Online)